Kurti: Serbia kërcënim për Kosovën, stërvitje me dronë kamikazë pak km larg kufirit

0
61
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe, ka thënë se vendi ku do të bëhen këto ushtrime me dron luftarak kamikaz është vetëm 30 kilometra larg Kosovës dhe vetën 3 kilometra larg kufirit më Malin e Zi.

 

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi, – tha Kryeministri sipas RTK. –  Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here