Fushaj i blen Tori Mezinit investimin strategjik në “Drymades Beach” për 12 milionë euro

0
122

Një nga investimet strategjike siç është “Drymades Beach Resort” i zotëruar nga 46-vjeccari nga Lushnja, Mentor Mezini, është shitur kundrejt 12 milion eurove tek familja “Fushaj” në Shkodër, e cila zotëron një rrjet hotelesh prestigjioze në Shqipëri.

 

Investimi strategjik i marrë tek qeveria “Rama” nga një emër i njohur në sferën e errët, pritet që ti kalojë familjes së Pjerin Fushaj, në fund të vitit 2024, kohë kur biznesmeni shkodran të ketë paguar plot 8 milion euro në llogarinë e Mezinit dhe një sasi hekuri Turk i markës “Diler” ose “Pittini Class” me vlerë të përgjithshme prej 4 milion euro.

Kontrata miliona euroshe është nënshkruar në 23 dhjetor 2023 para noteres Margalina Dauti, ku palët “Edil Project” që kontrollohet nga Klaudio Fushaj, i cili është djali i Pjerinit, Hotel “Colosseo” që kontrollohet nga File Fushaj, nëna e Pjerinit, “Belhaus” që kontrollohet nga Roland Nace dhe Mentor Mezini, kanë rënë dakord për kryerjen e tre transaksioneve deri në fund të vitit 2024.

Kompania “Bluebay” zotërohet 100 për qind nga Mentor Mezini. Kjo kompani është themeluar në 18 dhjetor 2006 dhe asetet pasurore të saj janë 8 pasuri me sipërfaqe të përgjithshme prej 6349 m2 të ndodhura në zonën e Gjilekës në Himarë.

 

Shoqëria “Bluebay” përmes vendimit nr. 7/6 të datës 15 korrik 2021 të Komitetit të Investimeve Strategjike, i është miratuar statusi i investitorit strategjik me procedurë të asistuar për projektin e investimit “Drymades Beach Resort”.

 

Kësti i parë për fillimin e përmbushjes së kësaj kontrate është paguar në vlerën 200 mijë euro brenda datës 31 Tetor 2023. Ndërsa kësti i dytë në vlerën prej 7 milion e 800 mijë euro duhet të jetë paguhet deri në 31 janar 2023.

 

Ndërsa kësti i tretë që përfaqëson dhe diferencën e mbetur prej 4 milion euro do likuidohet nga pala blerëse në mënyrë parësore në natyrë, përmes furnizimit me hekur ndërtimi, çelik Turk i papërpunuar i përdorshëm në procese ndërtimore, i markës “Diler”, “Sidenor” ose “Pettini Class”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here