Berisha: Të bashkohemi të premten për fitoren e frymës evropiane, fitoren e shpirtit europian të qytetarëve shqiptarë

0
331

Lideri demokrat Berisha ka kërkuar bashkimin e qytetarëve për të protestuar në masë ditën e premte para Bashkisë Tiranë.

 

 

“Ta shndërrojmë në një kohë pune intensive, takimesh intensive me qytetarët, me studentët, me të rinjtë, me pensionistët, me bizneset.

Të bashkohemi të premten për fitoren e frymës evropiane.

Fitoren e shpirtit europian të qytetarëve shqiptarë.

Fitoren e ndershmërisë së qytetarëve të kryeqytetit, të cilët nuk mund të pajtohen kurrë të kenë si qytetar të parë, njeriun që i poshtëron ata duke i vjedhur më keq, më egër, më pa mëshirë se çdo kryebashkiak tjetër i planetit.

Të dashur miq, nuk ka qytet në botë që do të duronte as 24 orë një kryebashkiak që ka groposur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe sot nuk ka nam as nishan.

Dhe sot paratë kanë përfunduar në kontot offshore të Erion Velisë dhe Edi Ramës.

Sot nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim tjetër përveç zemërimit popullor.

Përveç revoltës.

Përveç përmbysjes!”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here