“Tokën e Vorës e privatizuan si tokë në Bërxullë!”/ Hoxha për arrestimin e ish kryetarit të komunës: Tokën e bleu nipi i Sadri Abazit

0
73

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  ka folur për arrestimin e ish kryetarit të Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, pasi dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e një toke 7500 metra katrorë, e cila më pas i është shitur nipit të ish deputetit, Sadri Abazi.

“Ka qenë kandidat në Vorë në zgjedhjet e pjesshme, për PD-në e Bashës. Ymer Marku ka qenë kryetar komune në Bërxullë, kur Shqipëria kishte tjetër ndarje administrative, kur kishte bashki dhe komuna. E keni parasysh këto komunat që kanë qenë rrotull Tiranës dhe kanë bërë katrahurë të madhe?  Zona e Bërxullës është e rëndësishme, edhe si zonë industriale, edhe si zonë që ka afër aeroportin.

Është kapur ky rast, pyeta drejtuesit e SPAK dhe më thanë nuk kanë bërë hetime kryesisht, por në bazë të kallëzimeve që u kanë ardhur.

Bëhet fjalë për tokë 7500 metër katrorë, e llojit arë. Kjo tokë i përkiste Bashkisë Vorë. Kanë bërë dokumentacionin, e kanë hedhur në hartë, e kanë privatizuar si tokë që i përkiste komunës Bërxullë.

Kjo tokë ka ndjekur këtë procedurë, sepse më mbrapa është blerë për një çmim 100 milionë lek të vjetra, nga Alko Impex Construction, që ka për administrator nipin e ish deputetit, Sadri Abazi, deputet i rëndësishëm i PS, sepse mblidhte vota.

Pra një kryetar komune i djathtë, që është munduar që tokën ta marrë nipi i një deputeti të majtë”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here