Pse Sali Berisha mbeti jashtë grupit të PD?! Kuvendi: Ish-kryeministri nuk ka qenë pjesë që prej fillimit të legjislaturës

0
103

Pak ditë më parë, Gazment Bardhi ka rikthyer në grupin parlamentar të PD të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha në shtator të vitit 2023 pasi ata filluan t’i bashkoheshin “Rithemelimit” të Sali Berishës. Por jashtë grupit ka mbetur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

 

Ndërkohë Kuvendi ka shpjeguar edhe arsyen se përse Berisha ka mbetur jashtë, duke theksuar se ai nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës.

 

Sipas Kuvendit, me kërkesë të Bardhit në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë të grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës më 10 shtator ndërsa ish-kryeministri nuk ka qenë.

 

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.  Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”- njofton Kuvendi.

Deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha që rikthehen në grupin parlamentar të PD janë:

1.Greta Bardeli;

2.Ina Zhupa;

3 Isuf Çela;

4.Asllan Dogjani;

5.Bujar Leskaj;

6.Edi Paloka;

7.Kastriot Piroli;

8.Lindita Metaliaj;

9.Ludovik Hasanaj;

10.Sorina Koti;

11.Tomorr Alizoti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here