Pasi largoi Kryemadhin nga postet në parti, Meta nuk ndalet: Do i jap fund nepotizmit, ka dëmtuar seriozisht PL-në

0
48

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp me gazetarët foli sërish për “luftën” që ai i ka shpallur nepotizmit.

Një ditë më parë, u mesua ne media se kreu i PL ka larguar nga partia bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi gjë e cila pritet të bëhet fakt përmes ndryshimeve statutore gjatë Konventës së 27 prillit.

“Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshme. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjësitë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tan.

“PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japi fund çorganizimit të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokraicisë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administrata nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim. Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë“, deklaroi Meta.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here