Kapen 26 kg marìjuanē në kufirin Mali i Zi-Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

0
46

Një shtetas nga Mali Zi, i identifikuar si Nikola Ljucović, 33 vjeç nga Podgorica, është arrestuar mëngjesin e djeshëm pas mori një sasi të madhe drogë në kufirin shqiptaro-malazez nga dy persona të cilët më pas u kthyen në Shqipëri. Ljucoviq është arrestuar herët gjatë ditës së djeshme në zonën e Kuçki Koritës, pasi pjesëtarët e Policisë Kufitare i kanë gjetur rreth 26 kilogramë marijuanë.

Sipas burimeve, rojet kufitare kanë vërejtur herët mëngjesin e djeshëm dy persona duke mbajtur thasë drejt Koritit dhe duke hyrë në një vilë. Dyshohet se në atë shtëpi kanë hyrë me thasë me drogë rreth orës 4 dhe gjysmë ore më vonë Ljucoviq i ka përcjellë për në Shqipëri. Jo shumë kohë pas kësaj, rojet kufitare dhe inspektorët për luftën kundër drogës hynë në vilën e Ljucovićit dhe e arrestuan atë. Avokati mbrojtës i Ljucoviq, avokati Mirko Bogićević, ka konfirmuar për “Vijesti” se burri nga Podgorica është dërguar në paraburgim herët në mëngjes.

“Klienti im u ndalua herët në mëngjes pasi policët e autorizuar gjetën 26 kilogramë marijuanë në një vilë në Koriti.

Në komunikimin zyrtar policia tha “Zyrtarët e Sektorit të Policisë Kufitare, duke ndërmarrë masa dhe veprime të planifikuara operativo-taktike, kanë pikasur dy persona të panjohur, të cilët duke lëvizur nga drejtimi i Republikës së Shqipërisë, mbanin në shpinë thasë, të cilët pasi kanë hyrë në territorin e Malit të Zi në qytetit Kuçka Korita, i kanë dorëzuar N.Lj (33) Në konsultim me Prokurorinë në Podgoricë, është kontrolluar shtëpia e përdorur nga N.Lj, gjatë së cilës janë gjetur dy thasë me drogë të dyshuar narkotike, me gjithsej pesha rreth 26 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Ata thanë se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vepër penale prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here