“Hajde se u dogj burri”/ Dëshmitari tregon detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër

0
52

Një banesë u përfshi nga flakët pak pas mesnate në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën pronari i saj Jakup Çotaj,  52 vjeç.

Një fqinj i familjes Çotaj, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen, Ai tregon se ka qënë e shoqa e të ndjerit ajo që ka kërkuar ndihmë duke thirrur: Hajde se u dogj burri!

Më tej ai akuzon se zjarrfikësja nuk ka bërë punën si duhet, pasi është vonuar rreth 40 minuta, dhe sipas tij i ndjeri mund të kishte shpëtuar nëse zjarrfikësja do kishte mbërritur në kohë.

 “Ka dalë e shoqja jashtë për të kërkuar ndihmë, se vetëm unë jam komshi. Duke thirrur e duke bërtitur “hajde se u dogj burri”. E kanë gjetur atje ted era. Kam marrë djalin dhe gruan, jam futur deri në katin e parë të shkallët duke i thirrur. Hyra në kat të dytë, më ka dalë tymi dhe flaka përballë. Erdhi djali me shokun më pas, janë ngjitur deri lart dhe rrezikuan të mbeteshin atje nga tymi. Zbritëm poshtë, mora zorrën, u mundova ta fik. Lajmëruam zjarrfikësen, i ka dalë Malësia e Madhe, i ka thënë “ne s’kemi punë me atë punë”. I tha “po digjet shtëpia”. Mori policinë, policia i tha “lajmëro zjarrfikëset”. Ka marrë sërish zjarrfikëset e Shkodrës, ata janë vonuar 40 minuta. Erdhën 4 zjarrfikëse, deri në orën 08:00 kanë ndenjur këtu, derisa nxorën kufomën këtu. Ai ishte gjallë e shëndoshë, ne nuk arritëm të bënim atë që duhej”, thotë fqinji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here