“Sulm i organizuar”/ Mijëra profile “fake” kundër zërave kritikë ndaj qeverisë

0
54

Mesnatën e 8 Prillit profilet e Instagramit të Citizens Channel, Lëvizjes Bashkë dhe Nismës Thurje u sulmuan nga mijëra profile të rreme në pak minuta. Një ditë më parë i njëjti sulm ndodhi me të treja faqet dhe profilin e ekspertit të IT Genti Progni.

 

“Në mëngjes pamë që ishin shtuar ndjekësit, po nuk e kuptuam çfarë po ndodhte. Folëm më një ekspert dhe na tha se jemi sulmuar me ndjekës të rremë”, thotë Kristjan Zoto, aktivist i Lëvizjes Bashkë.

Endrit Shabani kryetar i Nismës Thurje, tha se kjo nuk është hera e parë që qeveria sulmon mediat dhe grupimet e pavarura që kritikojnë punën e saj, thjesht “këtë herë ka gjetur një metode të re”.

Zoto dhe Shabani mendojnë se sulmi ka të bëjë pikërisht me veprimtarinë e tyre kundër Bashkisë Tiranë.

 

“Mendojmë se po behet prej aksioneve edhe fushatës që kemi ndërmarrë ndaj bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt”, tha Zoto. Pas sulmit në profilin e Lëvizjes Bashkë ata u sulmuan dhe tek profili i “Kontradikta“, një faqe e hapur së fundmi ku postojnë video denoncuese.

Po ashtu Shabani përmendi kallëzimin që Nisma Thurje ka dërguar në SPAK, por shtoi se nuk është rast i izoluar sulmi vetëm kundrejt tyre por është e koordinuar.

 

“Ata sulmojnë një media të lirë, kritike dhe që na jep hapësirë ne që shumë pak kemi hapësirë në mediat e mëdha, kështu që godasin të gjithë zërat kundër”, tha Shabani.

 

Grupimet e reja politike shprehen të vendosur për të vijuar punën e tyre pavarësisht këtyre sulmeve.

 

Çfarë pasojash ka sulmi me profile të rreme?

 

Fluksi i ndjekjes nga profile të rreme, të njohura si Bots, sjell disa rreziqe për prezencë online të profileve që sulmohen. Rreziku i parë është nga vetë platforma Meta, e cila mund t’i sinjalizojë faqet si të dyshimta, duke urdhëruar mbylljen.

 

Profilet e rreme ndikojnë negativisht tek algoritmi, që i bën të padukshme postimet e profileve të sulmuara tek ndjekësit. Robotët nuk angazhohen me përmbajtjen e faqes që ndjekin, dhe Instagram e merr këtë si një sinjal se përmbajtja juaj nuk është me interes për shumicën e përdoruesve dhe për këtë arsye nuk ia vlen të shfaqet.

 

Si rezultat, përmbajtja “zhduket” edhe nga ndjekësit real.

 

“Rritja artificiale e ndjekësve çrregullon metrikat e nivelit të angazhimit të faqes. Këto llogari të mundësuara nga bot-et kanë potencialitn të raportojnë postime specifike në Instagram, duke bërë që këto postime të hiqen, apo edhe duke ndikuar që llogaria e sulmuar të mbyllet“, tha për Citizens, ekspertja digjitale Orkidea Xhaferraj nga SCiDEV.

 

Ajo përmend një rast të ngjashëm që ka ndodhur me grupet feministë ne Iran, të cilat u përballën me një rritje të shumëfishtë brenda natës.

 

Shabani shprehet se qeveria ka “call-center, të rinj që i marrin dhe i punësojnë dhe i përdorin për të sulmuar disa faqe duke i bombarduar me trolls dhe duke bërë report, për të shkaktuar mbylljen e faqeve ose që këto faqe të zhduken dhe mos të dalin më”.

 

Ai shprehet se më herët qeveria ka përdorur forma të tjera, siç është agjencia ACROMAX për të drejtat e pronësisë.

S’është hera e parë kjo, dhe më herët me Acromax ku kërkonin të drejtat e pronësisë edhe për video ku ne bënim denoncime”, tha Shabani.

 

Studiesi i medias, Elvin Luku shprehet se sulme të tilla janë të paprecedenta, sidomos kur drejtohen ndaj medias.

 

Duke analizuar rastin e Citizens me sulmin të nisur së pari në Facebook dhe në ueb e më pas duke u ndjekur në Instagram, ai e cilësoi si  një rast problem të ri, të sofistikuar dhe të rrezikshëm të medias shqiptare.

 

Së pari raportimet bëjnë që të fshihen qindra artikuj dhe hulumtime qe kërkojnë kohë të rikuperohen nëse ndjek procedurat e rimarrjes së produktit te Facebook.

 

Së dyti, tha ai “sulme të tilla te organizuara me raportime në pak minuta zhvendosin axhenden mediatike te medias”.

 

“Nga një redaksi e cila duhet të mendojë për investigimin apo raportimin e radhës, në një redaksi që harxhon kohë dhe burime njerëzore për mbrojte dhe rikuperim të artikujve”, sqaron Luku.

 

Ai e sheh këtë fenomen si një sulm drejtuar raportimit cilësor dhe fjalës së lirë.

 

“Kjo strategji mund të përdoret ndaj cilësdo media për ta mbyllur apo për ti fshirë artikujt”, tha Luku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here