Fitër Bajrami/ Meta thirrje institucioneve: T’u kthejmë pronat komuniteteve fetare!

0
40

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar paraditen e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambjeteve të selisë së Komunitetit Mysliman, Meta u ndal te çështja e pronave të komuniteteve fetare, teksa u ka bërë thirrje institucioneve ti japin zgjidhje kësaj çështje.

Meta: “Ju uroj lutje të pranuara gjatë këtij muaj të madhërishëm të Ramazanit. Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed; të nxitojmë për punë të mira. Të bëjmë sakrificat. Iu shpërblefshin të gjitha sakrificat atyre që kanë agjëruar. Paqe dhe begati në familjet shqiptare. Ju kërkoj falje për vonesën, por qëlluam në një kohë kur erdhën dhe dy udhëheqës të dy komuniteteve tona. Tani do të shkojmë të urojmë dhe të vetmin që nuk ishte sot. I vetmi konsensus ishte se na u bashkua dhe një zonjë e maxhorancës (Spiropali).

Do të kemi dhe më shumë mbarësi nëse do t’i japim një herë e përgjithmonë zgjidhje çështjes së pronave të besimeve fetare. Që prej vitit të parë në krye të Presidencës, duke parë dhe raportet e ndërkombëtarëve për çështjet e pronave dhe moskthimin e tyre, të marra nga komunizmi apo të mbërthyera nga korrupsioni, kam kërkuar gjendjen reale nga ministria e Drejtësisë, të atyre pronave. Por kurrë nuk mora asnjë përgjigje. Dikush më tha; është e lehtë të flasësh. Por është me e lehtë të veprosh. Në këtë mënyrë u dha edhe leja e Katedrales edhe pse kundërshtohej nga aktorë të rëndësishme politikë të kohës, njëri prej tyre vijon të jetë në pushtet sepse mendonte të bënte një kullë atje, siç ka bërë ne vende të tjera. Duhen masa që të zgjidhet përfundimisht çështja e pronave të komuniteteve fetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here