U dënua për korrupsion, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Mimoza Margjeka

0
35

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, e dënuar nga Apeli i GJKKO-së me burg për korrupsion.

KLGJ mori vendimin pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkakimin nga nga detyra të magjistrates së Gjykatës së Durrësit.

“Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë, të gjitha shkelje shumë të rënda disiplinore për të cilat ILD kërkoi masën e shkarkimit nga detyra, që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, thuhet në vendim.

ILGJ kërkoi shkarkimin e Mimoza Margjekës pas dënimit të saj nga Apeli i Gjykatës së Posaçme me 4 vite e 6 muaj burg, që iu konvertua në shlyerjen për 3 vite rresht shërbim prove.

Akuzat ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka

Më 12 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka, të akuzuar për korrupsion, bashkëshortin e saj dhe tre të akuzuar të tjerë.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Shtetasi Nejton Bali, banues në Sauk, kishte  pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij Orion Bali avokatin Skënder Demiraj, i Dhomës së Avokatisë Tiranë, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë.

Klaudio Zhilla mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, akuzohet se ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove.

Bashkëshorti i saj Arben Cara është dënuar me 4 vite burg, avokati Skënder Demiraj me 3 vite shërbim prove, Klaudio Zhilla me 3 vite burg dhe shtetasin Nejton Bali me 1.2 vite, konvertuar në shërbim provë për një periudhë kohe prej 2.4 vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here