Strazimiri: Në gjykata janë stalinistët, të gjithë bijtë e ish-drejtuesve të PPSH në komunizëm

0
60

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke diskutuar për vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se, gjyqtarët në këtë sistem gjyqësor në Shqipëri, janë të gjithë stalinistë.

Strazimiri e argumentoi deklaratën e tij, me faktin se të gjithë këta persona në sistemin e drejtësisë janë ose bijtë e bijat ose nipërit dhe mbesat e drejtuesve të lartë të PPSH-së.

“Nga njëra anë vendimi i sotëm sado që është tragjik për drejtësinë shqiptare, një të mirë të madhe e ka.

Kushdo që besonte se stalinistët mundet ndonjëherë të bëjnë gjëra të tjera, duke dhënë ca sinjale, jo. Ka një aksiomë, stalinistët e thonë dhe e bëjnë, nuk pyesin se çfarë mendojnë të tjerët.

 

Janë stalinistë, të gjithë të përzgjedhur dhe nuk është rastësore, veçanërisht në sistemin e gjykatave, janë fëmijët e ish-drejtuesve të partisë së fundit staliniste.

 

Janë stalinistë, nuk janë as si komunistë.

 

Nuk kisha asnjë dyshim, nuk i njoh, por në sistem kanë qenë anonimë dhe kanë vendosur konceptin, jurist i shquar dhe se kush është i tillë ata e vendosin vetë ata.

 

Në këtë mënyrë kanë mbushur gjykatën kushtetuese dhe atë të lartë.

 

Janë që të gjithë lidhje shumë të afërta, janë fëmijët ose nipat e mbesat e ish-drejtuesve të lartë të Partisë së Punës, kryesisht të lidhur me oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit.

 

Është i njëjti mekanizëm, me të njëjtin formim i cili sot po bën të njëjtën gjë që ka bërë 46 vite më parë.

 

Është një lajm tragjik për PD dhe për këdo që priste drejtësi, por nga ana tjetër ka sjellë një qartësi. Këtu nuk ka më ligj, por gjithçka bëhet me afërmendsh.

 

Sali Berisha nuk është as i pandehur, dmth nuk ka asnjë fakt, provash, apo dyshimesh të arsyeshme që mund të ngrenë një akuzë ndaj tij dhe ta marrin të pandehur’, tha Gent Strazimiri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here