Çështja e zvarritur e Olta Xhaçkës, Kuvendi shqyrton sot mandatin e saj

0
39

Këtë të hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve, sa i takon çështjes së mandatit të ish-ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të konfirmohej nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë takimit të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar mëngjesin e 3 prillit.

Kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve e ka bërë kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën – ashtu si edhe më herët – se po bllokonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Xhaçkës.

Më 26 mars, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, sa i takon mandatit të deputetes Olta Xhaçka, duke u shprehur se kjo është një kompetencë që i takon të tjerave organe të Kuvendit.

Përmes një shkrese, Nikolla ka përkufizuar se nuk i takon asaj vendimmarrja për mandatin e Xhaçkës.

Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, që organi të zbatonte vendimin e Kushtetueses, sa i takon mandatit të Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi rreth 1 vit më parë që Kuvendi t’i dërgojë mandatin e Xhaçkës që pikërisht Kushtetuesja të vendoste nëse ka konflikt interesi.

Kreu i Grupit Parlamentar të fraksionit të Rithemelimit brenda Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka pretenduar se deputetja Olta Xhaçka po mbrohet në kundërshtim me Kushtetutën, edhe pse ajo, sipas selisë blu, ka grabitur 10 mijë metra katrorë tokë, për të ndërtuar një resort turistik.

Kjo është një përgjigje që Bardhi i jep kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit ka reaguar përmes një shkrese, duke thënë se nuk është detyra e saj, por e organeve të tjera kuvendare, që të marrë hapa për mandatin e Xhaçkës.

Sipas Bardhit megjithatë, ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, “sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëpunëtore e Edi Ramës.

Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here