Europol publikon raportin: Grupet kriminale shqiptare, aktivë në trafikun e drògës dhe emigrantëve

0
46

Europol ka publikuar raportin në lidhje me 821 grupe kriminale, pjesë e të cilave është edhe vendi ynë.

 

Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht aktivë ne trafikun e kokainës dhe heroinës dhe trafikut të emigrantëve.

“Një rrjet kriminal aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave në të gjithë Evropën u shpërbë  nga autoritetet. Rrjeti ka një strukturë familjare të lidhur së bashku nga kombësia e përbashkët, të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe shqiptarë me kombësi të dyfishtë. Rrjeti kontrabandon drogë me kontejnerë në Belgjikë. Droga  më pas u zhvendos në Gjermani me automjete të sofistikuara ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën”, thuhet në raport.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here