Rihapet kufiri me Greqinë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës

0
52

Rinisja e punës në doganën greke ka krijuar radhë të gjata kilometrike dhe fluks të shtuar të lëvizjes e qarkullimit të mjeteve. Kjo për shkak të grevës 48 orëshe të palës greke.

Pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë janë rihapur sot, por dogana po përballet me numër të shtuar mjetesh që kërkojnë të kalojnë kufirin drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Radha e krijuar në pikën kufitare të Kapshticës ka arritur deri në 3 km, ndërsa disa drejtues shprehen se po qëndrojnë aty prej orës 03:00 të mëngjesit. Vonesat shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe procedura e skanimit për çdo mjet.

Ndërsa sa i përket lëvizjeve të mjeteve të vogla drejt Greqisë ajo është normale dhe nuk ka fluks.

Njëjtë ka filluar puna edhe në Doganën e Kakavijës. Prej orës 7:00 të mëngjesit atje shihet një rritje e fluksit të lëvizjes kryesisht e kamionëve të transportit të mallrave në të dyja anët e kufirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here