Prokurorët zvarrisin gjyqin e Berishës/ Gjokutaj: Plan i strukturuar kundër liderit të opozitës

0
71

Dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj zvarrisin sërish procesin gjyqësor për revokimin e masës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Ndërsa sot pritej të shqyrtohej kërkesa për revokimin e masës, dy prokurorët kanë njoftuar gjykatën vetëm 20 minuta para se do të mungonin për arsye objektive.

Avokati Genc Gjokuraj e cilësoi këtë si një skenar skandalos pjesë e një plani të strukturuar për djegien e mandatit të deputetit të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeljda Millonaj bëhen sërish shkak për zvarritjen e shqyrtimit të kërkesës së Kryetarit të Partisë Demokratike në Gjykatë, për revokimin e masës së sigurisë.

Ndërsa sot në orën 8:30, gjykata do të shqyrtonte kërkesën për revokimin e masës, që të dy prokurorët, vetëm 20 minuta para seancës njoftojnë gjykatën se nuk do të marrin pjesë, duke justifikuar mungesën me arsye objektive.

Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi këtë zvarritje për të disatën herë, si një skenar skandaloz me plan të strukturar për të djegur mandatin deputetit të liderit të opozitës.

“Kjo është hera e dytë, është rast flagrant dhe skandaloz, që prokurorët nuk vijnë në seancë gjyqësore, prokurorët që e kanë nisur këtë farsë, këtë proces farsë. I bëj thirrje edhe drejtuesit të SPAK që së paku të interesohet për këtë mungesë. Ne jemi koshientë që kjo është pjesë e skenarit të Prokurorisë dhe e GJKKO për shtyrjen e seancës , për djegien e mandatit të z. Berisha.

Është lënë për të hënën në datën 8, ora 13:00, kur në datën 9 çështja është në Gjykatën e Lartë dhe të jeni të sigurt që as të hënën që do të vijë , kjo seancë nuk do të zhvillohet pa mbaruar seanca në Gjykatën e Lartë.  Këtu besoj se e shikoni se ka një strukturë, një plan të strukturuar”-tha Gjokutaj.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj kërkesa për revokimin e masës së sigurisë për liderin e opozitës Sali berisha është e mbështetur ligjërisht si në akte kombëtare, ashtu edhe në akte ndërkombëtare dhe vendime të gjykatave të të të drejtave të njeriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here