Këlliçi: Veliaj i kallur politikisht, Rama te 313 ka dy parcela me të dënuar

0
87

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në emisionin “Krasta-show” në Syri Tv se Gazment Bardhi  dokumentoi të gjithë denoncimet që opozita ka bërë ndër vite lidhur me përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e Xibrakës.

Këlliçi tha se dokumentet që janë paraqitur janë të pakontestueshme dhe mund të themi që për shkak të këtij denoncimi në Bashkinë e Tiranës ka rënë rrufea.

Ai tha se opozita po jep alternativën e saj, po paraqet ide dhe modele të jashtëzakonshme. “Ne kemi bërë një ofertë konkrete për rritjen e pensioneve me minimumin 300 euro, është një propozim i PD që prej minimalisht 700 mijë pensionistë. Ne po bëjmë detyrat e shtëpisë, me ekip, me program, me denoncime, duke mos bërë asnjë kompromis me qeverinë”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se 2025 na motivon më shumë, por unë shpresoj që të kemi zgjedhje që në 2024 dhe të fitojmë.

“Në Tiranë kemi një kryebashkiak të kallur politikisht, ndërsa Kryeministri ka dy sektorë te 313-ta, një për ata të Qeverisë dhe tjetrin për këta të Bashkisë”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here