Në ditën e 91 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, drejtore e Departamentit të Marrdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, tha se sot është një ditë e shënuar për Shqipërinë, pasi shënon 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO.
Ajo tha se kjo është një nga arritjet më kuptimplote për Shqipërinë. Ndërkohë në lidhje me distancimin e Edi Ramës nga kjo ngjarje ajo u shpreh:
“Arratisja e Edi Ramës nga kjo ngjarje përforcon edhe më shumë kontrastin e thellë që qëndron mes aventurave politike të bandës në pushtet dhe PD-së, forcës politike që udhëhoqi këtë proces të jashtëzakonshëm”, tha Zhulali.
Zhulali më pas ka renditur të gjitha reformat e ndërmarra nga Qeveria Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.