“Më shumë për qira e fatura spitalesh”, qytetarët morën më tepër overdrafte këtë fillim vit

0
92

Overdraftet një kredi afatshkurtër që u mundësohet individëve, por dhe bizneseve u trefishua këtë fillimvit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e tërhequr është 15.3 miliard lekë në muajin janar dhe shkurt.

Forma e dytë më e përhapur e huamarrjes e cila në përgjithësi lidhet me pagën e individit, u rrit këtë vit. Nga 5.1 miliardë lekë në 2 muajt e parë të 2023, individët dhe bizneset morën 10.2 miliardë lekë më shumë në 2024.

Është pamundësia e pagesës së shërbimeve bazike, ajo çfarë i detyroi më shumë qytetarët të trokisnin në dyert e institucioneve financiare jo banka. 61 milionë lekë është totali i overdrafteve të marra këtë fillimvit.

Në totalin e kredive afatshkurtra të dhëna, bizneset zënë pjesën më të madhe.

Jo vetëm individët por dhe bizneset e kanë trefishuar huamarrjen e tyre pranë shoqërive financiare private. Në këtë fillimvit 2024 bizneset 14.6 miliardë lekë huamarrje nëpërmjet overdrafteve.

14.6 miliardë lekë është vlera e tërhequr nga bizneset, nga 4.13 miliardë lekë në 2 muajt e parë të 2023. Më së shumti sipërmarrësit morën overdraft për kapital qarkullues por dhe blerje e mobilim të zyrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here