Agron Shehaj: SPAK s’mund ta amnistojë Erion Veliajn! Korrupsioni nuk harrohet me një operim

0
87

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar pas arrestimit të disa ish-drejtorëve të besuar të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas tij, vetë Erion Veliaj është tenderuesi dhe biznesmeni më i madh i Tiranës, ndaj SPAK nuk duhet ta amnistojë.

Për Shehajn, publiciteti që iu bë operacionit të Veliajt në media është thjesht për të hequr vëmendjen nga korrupsioni i tmerrshëm që ndodh në Bashkinë e Tiranës.

“Korrupsioni i tmerrshëm në Bashkinë e Tiranës nuk mund të harrohet me një operim të Erion Veliajt.

Veliaj është biznesmeni dhe tenderuesi më i madh i Tiranës. SPAK-u nuk duhet dhe nuk mund t’a amnistojë”, shkruan deputeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here