“Vetëm shpërdorim detyre”/ Balliu: Rasti ‘Beqja’ vërteton se SPAK është simbol i padrejtesisë

0
49

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia e PD-së, ka reaguar rreth akuzave ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Balliu u shpreh se Beqaj u shpëtua nga “shefi i tij”, duke u akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për vjedhje, e as për grabitje. Përgjegjës për këtë, Balliu bëri dhe SPAK-un.

Statusi

Ilir Beqja, njeriu i cili shembi deri në themele shëndetësinë për të mbushur xhepat e tij!

Beqja, ky ekspert inovator i korrupsionit, grabitjet e të cilit kanë lënë qytetarët të japin shpirt në dyert e shëndetësisë publike, të kalbur e inekzistente, që ai krijoi.

Sot u shpëtua nga shefi i tij, duke u akuzuar për shpërdorim detyre, jo për vjedhje, jo për grabitje, por për shpërdorim detyre.

 

Përgjegjësi për këtë padrejtësi për fushën më jetike, më të ndjeshme, siç është shëndetësia, duhet të mbajnë edhe institucionet e drejtësisë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here