Heshtja e mediave! Mesazhi i Berishës teleturizmave: Mos u bëni bashkëfajtorë me regjimin, stop mbështetjes së korrupsionit!

0
74

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar se Tirana është i vetmi kryeqytet i botës, ku turisti nuk mund të vizitojë muzeun e kombit, nuk mund të vizitojë galerinë e arteve, nuk mund të vizitojë bibliotekën kombëtare, nuk mund të vizitojë teatrin kombëtar se është i rrafshuar, nuk mund të vizitojë teatrin për fëmijë.

Berisha iu drejtua qytetarve, le t’i pyesim pak teleturizmat që çdo natë, një të tretën e lajmeve ia kushtojnë statuseve të Edi Ramës për turizmin, na thoni zotërinj, një turist që vjen në Tiranë, a gjen të hapur galerinë e arteve, a e gjen të hapur muzeun kombëtar, a e gjen të hapur teatrin kombëtar, a e gjen të hapur bibliotekën kombëtare, teatrin e fëmijëve?

“Miqtë e mi, i bëj thirrje çdo qytetari të Tiranës të mendojë pak, kur në 400 vite ekzistencë, Tirana ka qenë pa teatër kombëtar, pa muzeum kombëtar, pa galeri artesh, pa teatër për fëmijët dhe tani së fundmi nis beteja edhe kundër operas.

Çfarë ndodh kështu?

Tirana i vetmi kryeqytet i botës, ku turisti nuk mund të vizitojë muzeun e kombit, nuk mund të vizitojë galerinë e arteve, nuk mund të vizitojë bibliotekën kombëtare, nuk mund të vizitojë teatrin kombëtar se është i rrafshuar, nuk mund të vizitojë teatrin për fëmijë.

Çfarë gjymtimi më të madh mund t’i bëhet këtij qyteti se sa kjo?

Le t’i pyesim pak teleturizmat që çdo natë, një të tretën e lajmeve ia kushtojnë statuseve të Edi Ramës për turizmin, na thoni zotërinj, një turist që vjen në Tiranë, a gjen të hapur galerinë e arteve, a e gjen të hapur muzeun kombëtar, a e gjen të hapur teatrin kombëtar, a e gjen të hapur bibliotekën kombëtare, teatrin e fëmijëve?

Mos u bëni bashkëfajtorë me regjimin, të gjitha këto i mbylli korrupsioni, krimi, droga.

Stop me mbështetjen e korrupsionit të qeverisë, stop me mashtrimet e qeverisë, stop me mbështetjen e këtij regjimi kriminal.

Duke përfunduar, edhe njëherë lavdi Krishtit, gëzuar Pashkët, të gjithë së bashku, sa më shpejt, një orë e më parë mosbindje civile gjer në fitore.

Fitore, fitore, fitore!”, prfundoi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here