Bashkia e Himarës po mbahet peng nga Edi Rama! Padyshim që do ketë një fund të hidhur

0
64

ftuar në intervistën e Fax News, avokati Arben Llangozi foli rreth zhvillimeve kryesore, konkretisht për bashkinë e Himarës.

Llangozi u shpreh se bashkia e Himarës po mbahet peng nga Edi Rama, pasi bazuar në ligj, një kryebashkiak i zgjedhur me vota, i cili nuk emërohet në detyrë brenda 6 muajsh, atëherë zhvillohen zgjedhje të reja. Sipas tij, nuk janë zhvilluar zgjedhje të reja sepse Edi Ramës dhe Ilirjan Celibashit nuk i leverdis.

“Në Kuçovë dhe Himarë duhet të ishte ndjekur e njejta linjë, por Celibashi nuk e zbaton ligjin dhe i zvarrit vendimet, sepse kështu është urdhëruar nga qeveria aktuale”, tha Llangozi.

Gjatë intervistës, Llangozi foli dhe për Olta Xhaçkën duke thënë se ajo ka bashkëpunuar në vjedhje me një kryetar bashkie dhe me bashkëshortin e saj, për tjetërsimin e një prone publike 11 mijë metra/katror

“Një show. Të gjitha paratë e korrupsionit janë hedhur në bashkinë e Himarës. Në një farë forme, flitet për investitorë strategjik, por nga ana tjetër nuk kemi të bëjmë me të tillë. Kemi të bëjmë me persona të lidhur me pushtetin, të cilët pastrojnë produktet e veprës penale, në atë bashki”, shtoi ai.

I pyetur nga Albi Rakip se përse kryeministri Rama nuk ka reaguar për bashkinë e Himarës, Llangozi u përgjigj:

“Për çfarë do reagojë Rama, kur atij i akuzohet dhe i vëllai për përfshirje në trafik droge? A do ndodhte në vendet e Bashkimit Europian apo në ShBA, që vëllai i Presidentit apo kryeministrit të akuzohej dhe ky i fundit të qëndronte ende në pushtet? Kemi një kolaps, një sërë ministrash e kryetarë bashkish të korruptuar. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai do që t’i shkojë deri në fund misionit të tij të vjedhjes. Padyshim që do ketë një fund të hidhur dhe vetëm atëherë do kuptojmë që Shqipëria do bëhet“, tha Llangozi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here