Reagon për herë të parë menaxheri i Bardhit, zbulon raportet me artistin: Ka keqkuptime…

0
72

I komentuar shumë në media, Jetmir Agaj, menaxheri i Bardhit ka vendosur të reagojë për herë të parë në lidhje me spekulimet që qarkullojnë në media në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të tij me artistin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jetmiri ka treguar se marrëdhënia e tij me Bardhin vijon të jetë e mirë dhe korrekte ndërsa ai ka shtuar se jeta e tij private nuk i intereson aspak dhe nuk ka aspak të drejtë ta gjykojë.

“Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të”, ka thënë Agaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here