Korreshi: Do verifikojmë të gjitha votimet në Kuvend, deputetët e mazhorancës të lënë qejfet…

0
45

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimit në seancën plenare të 7 marsit nga Sekretariati i Etikës.

Në një prononcim për mediat, Korreshi e ka quajtur një ‘fitore të vogël’, si dhe i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të vijnë dhe të votojnë ligjet që kanë propozuar.

“Sot është një fitore e vogël në dukje por arroganca si janë bërë këto votime… Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar’, u shpreh Korreshi.

Kujtojmë se në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit”, tha Korreshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here