Ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

0
42

Një elektriçist 50-vjeçar, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. 50-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit.

“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.”– njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here