15 vite në NATO/ Mustafaj: Gjithçka përmblidhet te fjalia e Berishës ‘kjo është mrekullia e lirisë’

0
45

Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në selinë blu u organizua një aktivitet.

Në fjalën e mbajtur, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, tha se në këtë përvjetor demokratët veçanërisht duhet të ndjehen krenarë. Mutafaj u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një vepër madhore e vizionit euroatlantik.

“Ky përvjetor është i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, por ne demokratëve na jep veçanërisht të drejtë të ndjehemi krenarë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO filloi në fakt më 22 mars 1992, edhe pse kërkesa zyrtare u paraqit në vitin 1994, në qeverisjen e parë të PD, dhe u përmbyll në vitin 2009 si një mrekulli e lirisë nën qeverisjen e dytë të PD.

Kjo nuk është një rastësi e fatit, por një vepër madhore e vizionit euroatlantik të demokratëve në shërbim të Shqipërisë. Unë sot përkulem me nderim të madh përpara të gjithë shërbestarëve të këtij rrugëtimi shumë të vështirë, por po aq të mrekullueshëm.

Por një homazh të veçantë e kam sot vetëm për njërin, ai është Safet Zhulali, një nga themeluesit e PD dhe ministri i Mbrojtjes në qeverinë tonë të parë. Ai do mbetet në historinë e Shqipërisë si burri i parë i shtetit që u bë shembull i zbatimit me rreptësi të parimit kushtetues të kontrollit civil mbi ushtrinë, pa të cilin nuk mund të mendohej një afrim me NATO-n,” tha Mustafaj.

Në fund, Mustafaj tha se i gjithë udhëtimi i Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, përmblidhet me një fjali të thënë nga lideri i opozitës Sali Berisha: “Kjo është një mrekulli e lirisë”.

“Përfundimi i këtij udhëtimi përmblidhet në fjalimin më të shkurtër që ka mbajtur Sali Berisha në jetën e tij politike. Është vetë, nj fjali me katër fjalë, thënë në praninë e presidentit amerikan në çastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO: This is a miracle of freedom!”, deklaroi Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here