Vendimi i qeverisë/ Nuk ka shërbime për emigrantët që nuk deklarojnë vendbanimin

0
101

Qeveria i ka bllokuar shërbimet të gjithë emigrantëve që nuk deklarojnë vendbanimet në shtetet ku jetojnë.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri I Brendshëm Taluant Balla njoftoi vendimin e qeverisë për ngritjen e regjistrit të banesave, ku do të ketë gjoba pë rata qytetarë që jetojnë në vend dhe nuk deklarojnë adresën e saktë dhe bllokim të shërbimeve nga e-albania për emigrantët që nuk deklarojnë sakt vendin se ku banojnë.

Balla u shpreh për emigrantët që nuk deklarojnë sakt vendbanimin nuk do të marrin dot shërbimin e deritanishme nga portal e-albania.

Por kjo lëvizje e qeverisë, vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve, ku si pjesë e Reformës Zgjedhore po diskutohet edhe përfshirja e votës së emigrantëve.

Kritikët e qeverisë e kanë lidhur këtë lëvizje, me strategjinë e Patisë Socialiste për të patur një panoramë të qartë të shpërndarjes së emiograntëve për kalkulim votash, siç është bërë në zgjedhjet e fundit me skemën e patronazhistëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here