Shehu: Jemi në nivelin e burgosjes politike të liderit të opozitës si në Rusi! Ky është elementi kryesor që duhet vendosur përballë institucioneve europiane !

0
52

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu shkruan se Shqipëria sot është në nivelin e burgosjes politike të liderit të opozitës, duke  theksuar se kjo ceshtje duhet vendosur përballë institucioneve europiane.

Postimi i plotë:

Burgosja politike e liderit dhe nxjerrja jashte ligjit e partise, jane dy masat ekstreme, qe rregjimet mund te marrin ndaj opozites!

Sot ne Shqiperi jemi ne nivelin e burgosjes politike te Liderit.

Njelloj si ndodhte ne Rusi me Navalnin!

Ky eshte elementi kryesor represiv, qe duhet vendosur perballe institucioneve europiane.

Direkt, fort, jo me sofizma e mermeritje…me ze te larte e te “kumbueshem”!

Edhe ne tryezen me reporteret e Parlamentit Europian, edhe ne Keshillin e Europes, kudo!

Ashtu si opozita Ruse vendoste e vendos, kur kerkon te drejtat e saj!

Cdo gje tjeter eshte irilevante perballe nje akti te tille anti ligjor, anti kushtetues, anti demokratik, anti europian e shume “anti” te tjera…

Kete duhet ta kuptojme mire e qarte, neqoftese pretendojme se bejme “politike”!

Politike reale e funksionale, ne sherbim te rikthimit te lirive, demokracise e rruges Europiane e Perendimore te Shqiperise!

Ndryshe behemi te “pa qene”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here