Ngjarje e rëndë në Pogradec, 23-vjeçari plagos me thikë vëllain e tij

0
59

Një konflikt fizik që ka degraduar deri në përdorimin e thikës është regjistruar mes dy vëllezërve në babnesën e tyre, mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Për pasojë, njëri prej tyre ka plagosur me thikë vëllain tjetër. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij 25 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit.

Bëhet me dije se 23-vjeçari aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here