Arrestimi i Jorgo Goros! Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore?

0
54

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula shtron pyetjen retorike se porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore. Sipas tij, në hetimet e SPAK, mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin, ku sipas tij, nuk ka shkuar tek porositësit e korrupsionit.

Sula shprehet se ky është një nga qindra rastet që tregon se si korrupsioni është përfshirë në çdo qelizë të administratës dhe se tregon edhe filozofinë e pushtetarëve: bëjmë çtë duam se nuk na “hyne gjemb në këmbë”.

Postimi i plotë:

Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore!

SPAK arrestoi dje, një tjetër të zgjedhur nga radhët e socialistëve. E nëse i llogarisim që prej 2013 e deri më tani, duket se numri i zyrtareve socialist në burg është me i lartë se atyre që janë jashtë.

Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre në lidhje edhe me dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të një ish-ministre që ishte në detyrë në atë kohë. Në akuzuar janë edhe zyrtarë të tjerë lokal që kanë patur rolin e tyre ne falsifikimin e dokumenteve.

Ky nuk eshte thjesht nje rast i izoluar por eshte një nga dhjetrat e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në cdo qelizë të administratës. Po ashtu tregon filozofinë e pushtetarëve: bëjmë çtë duam se nuk na “hyne gjemb në këmbë”.

Por në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin. Të gjihë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që ti kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM? Këtu është edhe hallka që mungon. A do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit? Unë i përgëzoj për punën që kanë bërë deri këtu dhe i inkurajojë të shkojnë te thelbi i gjësë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here