“‘Profeti’ i Tiranës u tregon fermerëve si të krijojnë skemë mashtrimi”

0
52

Gazetarja Ola Xama ka postuar një video në rrjetet sociale të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit shfaqet me zë dhe me figurë dhe nxjerr “fytyrën” e vërtetë të tij.

Bëhet fjalë për një takim të ministres së Bujqësisë, Anila Denaj dhe kryebashkiakëve të Qarkut të Tiranës me fermerët, për të folur mbi skemat e mbështetjes, ku sipas gazetares, këtë vit e ka të vështirë edhe për shkak bllokimit të fondeve IPARD.

Ndërkohë Veliaj, gjatë fjalës së tij, i këshillon fermerët që të bëjnë hile për të përfituar më shumë. Në konkretisht, ai iu kërkon që të bashkohen vetëm në letra. Për t’a bërë më të besueshëm këshillën, kujton se si kur ishte fëmijë i punonte mendja si të vendoste një film te matësi i energjisë elektrike, që sahati të mos xhironte, apo kur u bë kryebashkiak mësoi se si i bëhej hile, matësit të ujit.

Postimi i plotë i gazetares Ola Xama:

Ministria e Bujqësisë këtë vit e ka patur të vështirë menaxhimin e skemave mbështetëse për shkak se fondet që jepen nga BE përmes programit IPARD janë pezulluar. Nga ana tjetër subvencionet e buxhetit për fermerët këtë vit janë 500 mijë euro më të ulta.

Shqipëria është vendi që jep mbështetjen më të ulët buxhetore për bujqësinë në rajon. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, vlera e shtuar e produktit që vjen si suport direkt nga buxheti për Shqipërinë është 1.6%, nga 10.5% që është mesatarja e rajonit dhe 26.1% që e kanë vendet e BE.

Në gjithë këtë mes, Ministrja e Bujqësisë del në një takim me fermerët dhe u kërkon bashkimin me njëri-tjetrin, duke u prezantuar teorinë e uljes së kostove, shtimin e marzhit të fitimit për produktin që shesin dhe fuqi më të madhe negociuese te grosistët. Shteti nga ana e tij do u japë përparësi në dhënien e subvencionit.

Të gjithë këtë model dhe sqarim del dhe e rrëzon profeti i Bashkisë së Tiranës, i cili u tregon fermerëve një “hile” : që të bashkohen me letra, të marrin fondet dhe të vazhdojnë jetën…

Ja ky është vizioni që kanë sot më të mirët e Rilindjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here