Vula dhe logoja e PD/ Kaso: Gjykata e Lartë e thotë qartë, ja pse Basha s’mund të jetë palë në Apel

0
76

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, në një intervistë për Syri TV, ka komentuar vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë lidhur me logon dhe vulën e Partisë Demokratike

Kaso tha se kjo çështje ka të bëjë me simbolet e reja, që demokratët vendosën të kenë në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, si dhe legjitimitetin e organeve të reja të zgjedhura nga demokratët.

“Legjitimiteti i këtyre vendimeve pavarësisht se u legjitimua nga Gjykata e Shkallës së Parë, për fat të keq u ankimua me një qëllim të qartë që kjo çështje të shkonte në kalendat greke nga ish-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe persona të tjerë afër tij, që e kanë quajtur veten kryetarë apo Sekretarë të Përgjithshëm.

Gjykata e Lartë duhej ta shqyrtonte këtë çështje Brenda 30 ditësh nga moment kur u ankimua, ndërsa vendimi u vonua për 9 muaj, edhe pse çështja mbante një interes të lartë publik”, tha Kaso.

Referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, Kaso tha se vendimi e thotë qartë që Lulzim Basha nuk ka pasur të drejtën për të ankimuar vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri.

“Gjykata e Lartë në arsyetimin e vendimit të saj i jep të drejtë argumenteve tona që kishim ngritur, kur Lulzim Basha ankimoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Zhukri.

Shqyrtimi në gjykatë, lidhur me një vendim që ka lidhje me partitë, është me natyrë krejtësisht administrative, dhe jo një gjyq i mirëfilltë. Natyra e këtij shqyrtimi ishte njëra palë, në atë kohë Rithemelimi

Nuk ka pasur asnjëherë vullnet nga Lulzim Basha, për të kundërshtuar gjyqësisht vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Z. Basha ka pasur të gjitha mundësitë proceduriale për të hapur një gjyq themeli ndaj PD-së, por ai zgjodhi të bëjë një shpikje proceduriale, të bëjë një rrëmujë që të mos arrinte te thelbi i së vërtetës.

Përveç nesh që kemi dy vjet që e themi këtë gjë, por tashmë e thotë edhe Gjykata e Lartë, e cila thotë qartësisht se Basha nuk ka kërkuar të bëhet pjesë e kësaj çshtjeje dhe tashmë është detyrë e Gjykatës së Apelit që të shohin nëse legjitimohet Lulzim Basha dhe të vetët, nëse ankimi i tyre pranë kësaj Gjykate, është i ligjshëm apo jo”, tha Kaso.

Sipas tij, këtë e thotë edhe KPK, e cila në momentin që vlerëson performancën e gjyqtares Blerina Muça, e gjeti vendimin e saj që legjitimoi Bashën, si të padrejtë.

Kaso tha se ndoshta gjyqtarja në fjalë mendoi se duke marrë një vendim që i interesonte mazhorancës, pra të linte çështjen e PD dyerve të Gjykatave, do t’a ndihmonte të kalonte Vetting.

Vendimmarrjen e marrë nga trupa e parë gjykuese në Apel, që legjitimoi Lulzim Bashën dhe të tijët, tha Kaso, është rrëzuar tashmë nga Gjykata e Lartë.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë e thotë qartë se Lulzim Basha dhe të tijët nuk kanë legjitimitet në këtë proces dhe në kushte të tilla, fillimisht trupa e re e Apelit duhet të marrë në shqyrtim pretendimet tona, bazuar edhe në vendimin e Gjykatës së Lartë, dhe më pas të shprehet për çdo pretendim që mund të ketë nga palë të tjera”, tha Kaso.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here