Rama: Manipuloi Ambrozia, nuk i bëra gjë unë, ta harroni t’i kërkoj falje. Gazetarja: Nuk e prisja të më prekte fizikisht

0
52

I pyetur sonte nga Blendi Fevziu për veprimin e tij ndaj gazetares, Rama jo vetëm që nuk ka shprehur pendesë, por ka thënë se Ambrozia e ka stitur atë që të gjithë e panë me zë dhe figurë. I gjendur në një vend komod, kryeministri ka thënë se gazetarja e ka manipuluar.

Rama është shprehur se nuk ka asnjë ndjesë për gazetaren pasi ka manipuluar publikun duke aktruar.

Nga ana tjetër, gazetari Blendi Fevziu, e ka këshilluar që të mos e bëjë më atë gjest.

Kryeministri tha se ka nxjerrë mësimin nga ajo situatë por që nuk ka ndërmend të kërkojë ndjesë.

“Me këtë që ndodhi patjetër që kam xjerrë mësimin tim. Ndjesën ta harrosh ti dhe ata dhe ta harrojë ndjesën ajo gazetare. Ka manipuluar publikun duke aktruar e kthyer në agresion atë gjest”, tha Rama.

Nderkohe gazetarja e Syri Televizion Ambrozia Meta u përball dy ditë më parë me një cënim fizik nga kryeministri Rama, për shkak se këtij të fundit nuk i pëlqyen pyetjet e saj në lidhje me planet e tij për t’i dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump.

Ky incident shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilat shprehën solidaritet me gazetaren Ambrozia Meta, dhe ndërkohë dënuan gjestin jo etik të kryeministrit Rama.

“Pikërisht se kisha pasur këto lloj përplasjesh në vijimsi, nuk e prisja që kryeministri të shkonte drejt atij akti duke pasur parasysh marrëdhënien që ne kemi me njëri-tjetrin, një marrëdhënie që ka qënë gjithmonë e tensionuar. Rama ka reaguar në një mënyrë ofenduese, provokuese në të gjitha rastet ku unë e kam pyetur duke tentuar gjithmonë që unë të merrem me të personalisht me të dhe të mos vazhdoj të merrem me pyetjet e tjera dhe unë prandaj u gjendja e papregatitur, nuk e prisja” tha Meta.

Ajo u shpreh se mospritja e këtij gjesti të kryeministrit vjen nga fakti se marrëdhënia e tyre nuk i kalon kornizat e kamerave, duke hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit se ishte një prekje miqësore.

“Kam një marrëdhënie që nis nga momenti kur ndizen kamerat dhe përfundon në momentin kur fiken kamerat. Nuk kam asnjë lloj kofidence me kryeministrin që ai të mund të me drejtohej në atë lloj forme në justikikimet që përdori më pas ku e cilësoi si prekje miqësore. Ajo që kam ndjerë në ato momente, dhe prandaj kam reaguar instiktivisht,  ka qënë një veprim dukshëm i ulët, me tendencën për të poshtëruar dhe denigruar” tregoi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here