Bardhi-Nikollës: Votimet e seancës së kaluar të shpallen të pavlefshme

0
94

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga Kuvendi që të shpalleshin të pavlefshme të gjitha votimet që janë bërë gjatë seancës së kaluar.

Ai tha se nuk ishte plotësuar kuorumi, pasi nga 71 deputetë që duhet të ishin, në sallë ishin vetëm 65.

“Nga përmbajtja e procesverbalit, në faqen 3, drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin dhe rezulton se janë 65 deputetë prezentë. Në emër të PD-së iu jam drejtuar që të shpallni pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar, në përputhje me ligjin. Sipas kuorumit do të duhet të jenë 71 deputetë”, tha Bardhi.

Ndërkohë Nikolla i tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here