Vokshi: Rama do mbahet mend si nxitësi më i madh i dhunës ndaj gazetarëve dhe grave

0
37

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, kryetare e LDG, në fjalën e mbajtur në ditën e 78 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, u ndal në reagimin e dhunshëm dhe të dënueshëm, të atij që duhej të ishte Kryeministri i burrave dhe grave, të të gjithë shqiptarëve, mediave dhe gazetarëve.

“A është burrni të prekësh një gazetare profesioniste, që kërkonte të bënte transparencë për një nga qokat e Kryeministrit që i bën për të mbajtur pushtet. Është një akt i dënueshëm, i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Sjelljet intimiduese, poshtëruese të  Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së guximshme të Syri TV, Ambrozia Meta, shënuan një record të ri të kërcënimeve dhe shantazheve ndaj çdo zëri të lirë, ndaj çdo zëri llogarikërkues dhe çdo mediaje të lirë. Edi Rama guxoi ta prekë fizikisht gazetaren për t’I ikur pyetjes së gazetares që kërkonte transparencë.

Edi Rama do të mbahet mend si Kryeministri që ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike, verbale, edhe dhunë institucionale ndaj grave. Do të mbahet mend si nxitësi më i madh i dhunës ndaj grave, gazetarëve, ndaj mediave, ndaj ushtrohet dhunë ndaj grave, se e nxit ky dhe qeveritarëve. Edi Rama është nxitësi kryesor i dhunës.

Po çfarë kemi parë sot? Kemi parë vetëm një reagim nga Unioni i Gazetarëve, po ku janë ato shoqatat e grave, që marrin miliona euro fonde? Po ku janë shoqatat e tjera të gazetarëve, po ku është aleanca e grave deputete, po ku jane minister, ku janë zv.ministret, ku janë deputetet që nuk lënë rast e ditë pa folur për barazinë gjinore? Pse nuk flasin, apo janë të ndrydhura nga dhuna e Edi Ramës”, tha Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here