Shkullaku: Tokën e Sazanit, e marin si ‘qofte te daja’, pasi Rama e konsideron të trashëguar nga Kristaqi

0
68

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në Çim Peka Live, ka folur për kompaninë e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, i cili ka paraqitur aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për projekte, për të zhvilluar ishullin e Sazanit.

Duke bërë një paralelizim me investimet e tjera si ai i Albar dhe Emarit në vende të tjera, Shkullaku theksoi se në Egjipt këto kompani e kanë blerë tokën ku kanë investuar, ndërsa në Shqipëri e marin si ‘qofte te daja’, pasi Rama e konsideron sikur ia ka lënë trashëgim Kristaq Rama, sikur e ka të vetën.

ShkullakuKjo kompani çfarë ka tjetër sepse ky Alabari me Emarin kishin disa punë të mëdha në Emirate, punë të kryer në Beograd, në Egjipt megjithëse edhe atje tokën e ka blerë. E ka blerë në Egjipt me 150 euro m2. I ka paguar shtetit të Egjiptit nuk e di se sa miliard. Këtu te ne e marin si ‘qofte te daja’. Pse e marin të tillë? E marin të tillë sepse ky e konsideron sikur ia ka lënë trashëgim Kristaq Rama, sikur e ka të vetën. Dhe e thoshte edhe sot Rama, këta shyqyr që është hija e presidentit Trump se s’do guxojnë të flasin, e kishte për opozitën. Se po të kishte qënë njeri tjetër do më bënin copa që po fal Shqipërinë dhe kjo është e vërtetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here