Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Meta: Korrupsioni prioritet i qeverisë. Qindra miliona euro duhej të shkonin për qytetarët

0
44

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në rrugën Korçë-Ersekë, e cila raportohet se është shembur për herë të dytë brenda pak javëve. Meta theksoi se korrupsioni ka qenë e mbetet prioritet i qeverisë së Edi Ramës.

Ai shtoi se në Shqipëri tenderat dhe kontrollohen nga Rama.

“Para 2 ditësh është shembur për herë të dytë rruga e re. Kjo është vepër që nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt, është një rrugë që mbart rreziqe për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët. Të hetohet ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin për qytetarët. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë.Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama, në Shqipëri kilometri i një rruge të re kushton 5 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit, prandaj jemi në këto nivele në paga e pensione. Këtu gjithçka kontrollohet në fushën e prokurimeve nga Edi Rama. Edhe sferat e tjera kontrollohen nga Rama në bashkëpunim me eksportuesit. Në krye të rrugëve, PPP dhe të inceneratorëve është vetëm një njeri e ky është Edi Rama”, u shpreh Meta për gazetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here