Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi

0
52

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi.

Mësohet se Klosi po hetohet për 4 vepra penale: korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Klosi konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Më 27 shkurt 2024, Klosi u denoncua për shkelje të ligjit, të të drejtave themelore të njeriut si dh për fyerje, nga ish-drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shlida (Kamberi) Hasanaj.

Në denoncimin e saj, Hasanaj tregonte se si Ceno Klosi dhe drejtorët pranë tij i bënin presion psikologjik administratës në varësi për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Ata që nuk pranonin, largoheshin nga puna.

Shilda Hasanaj deklaronte se kur nuk kishte pranuar të zbatonte urdhrat verbalë e të paligjshëm të drejtorëve të Ceno Klosit, ishte thirrur në zyrë nga ky i fundit dhe i ishte bërë presion për të pranuar gjithçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here