Nuri: ‘Eco Park’ është një çështje korruptive që ka lidhje të forta me inceneratorët

0
36

Këshilltari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Franc Nuri, në fjalën e tij në tubimin në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, denoncoi aferën korruptive të kompanisë “Eco Park”.

Sipas avokatit Nuri, është depozituar në SPAK kallëzimi penal i hartuar dhe i nënshkruar nga deputetët e Partisë Demokratike lidhur me këtë aferë.

“Unë sot këtu kam ardhur për t’iu prezantuar aferën e ‘Eco Park’. Nga Partia Demokratike e denoncuam të premten këtë aferë korruptive. Është depozituar në SPAK kallëzimi penal i hartuar dhe i nënshkruar nga deputetët e Partisë Demokratike lidhur me këtë aferë.

Bëhet fjalë për një çështje ku të paktën 12.5 milionë euro nuk dihet se ku kanë shkuar dhe SPAK-u duhet t’i hetojë ato

Është një çështje korruptive që ka lidhje të forta me inceneratorët, sikurse të gjitha dosjet që janë depozituar në SPAK të kallëzimit penal e provojë atë.

Bëhet fjalë për një shkelje ligjore që ka nisur me anulimin e tenderit të parë. Tenderi ishte paracaktuar për t’u bërë me garë, me konkurrencë, por që çuditërisht vetëm pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 anulohet. Më pas, kjo gjë u justifikua në atë kohë për shkak të tërmetit, por tenderi rizhvillohet dhe i akordohet dy kompanive që bëjnë një lloj bashkimi. Këto dy kompani janë kompania De Mare dhe Viktoria Invest. Ato e marrin këtë tender në vlerën rreth 19 milionë euro dhe më pas çfarë ndodh. Këto ja nënkontraktojnë pjesën më të madhe të tenderit rreth 6.5 milionë euro që i ka marrë një kompani e panjohur, kompania ‘ARTCON’. Kjo kompani është themeluar disa vite më parë nga bashkëshortja e Klodja Zotos, i famshmi i inceneratorëve. Ajo ja ka shitur kuotat shoferit të Mërtirit të inceneratorëve, i cili kishte dhe kontratën e punës të nisr tre muaj para se të merrte këtë tender. Pra, kemi një biznesmen në thonjëza që punon shofer dhe që merr përsipër 6.5 milionë euro punime tek ‘Eco Park’.

Koincidencat nuk mbyllen këtu. Për herë të parë kemi depozituar një provë që i lidh drejtpërdrejt këto kompani me Klodian Zoton. Është një email i kompanisë së Klodian Zotos ku thuhet se me urdhër të tij (Klodian Zotos) jepen këto dokumente për supervizorin i cili duhet të miratonte kompaninë ‘ARTCON’ si nënkontraktor.

Pra, verifikohet lidhja që mbrapa kësaj kompanie ishte pikërisht Klodian Zoto”, tha në fjalën e tij këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Franc Nuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here