Berisha: Edi Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj që ju thoni këtu në Rrugën e Shpresës

0
42

 

Berisha: Edi Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj që ju thoni këtu në Rrugën e Shpresës

Të dashur miq, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës, të të ardhmes.
Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj, për angazhimin tuaj të përnatshëm, për fjalët tuaja frymëzuese për çdo shqiptar.
Miqtë e mi, ju përballeni me një censurë të egër staliniste.
Edi Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj.
Treguesi më i fuqishëm i vërtetësisë të fjalëve që ju thoni këtu në Rrugën e Shpresës, në parlamentin e lirisë.
Por dua t’u garantoj se sa më shumë përpiqet Edi Rama t’i mbështjelle më vellon e zezë të censurës fjalët tuaja, aq më shumë ato oshëtijnë në veshët, zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.
Aq më shumë ato dëgjohen, kalojnë nga njëri te tjetri si të vërteta që fshihen nga ky regjim dhe që njerëzit duhet t’i dinë.
Miqtë e mi, unë përsëri sonte ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo betejë është për secilin prej tyre.
Se kjo betejë është për liritë e tyre, dinjitetin e tyre, mirëqenien e tyre, arsimimin e tyre.
Se kjo betejë është edhe për shëndetin, kujdesin shëndetësor që ata meritojnë.
Dhe në këtë betejë unë i ftoj ata të mos harrojnë për asnjë moment krahasimin.
Çfarë ndodhi nga viti 2013 gjer sot me pagat, çfarë ndodhi me vendet e punës, çfarë ndodhi me arsimin, çfarë ndodhi në të gjitha fushat.
Në 10 vite, koha për shqiptarët u kthye në kohën e mosbesimit, në kohën e largimit të tyre masiv nga

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here