Aksident me vdekje në Durrës, ndërron jetë 70-vjeçarja

0
53

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Durrësit.

Një makinë ka përplasur një 70 vjeçare teksa ishte duke kaluar rrugën, e cila si pasojë ka humbur jetën. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here