Murrizi shpërthen kundër dakordësisë së arritur mes PD e PS: Na dhanë ‘lëmoshë’, opozita ka dalë e humbur

0
75

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka shpërthyer ndaj Rithemelimit sa i takon dakordësisë së arritur me PS-në për ngritjen e 2 komisioneve hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend.

I ftuar në “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, Murrizi e konsideroi këtë marrëveshje për rikthimin në normalitet të Kuvendit si një humbje për opozitën dhe tërheqje të Rithemelimit nga paralajmërimet për mosbindje civile.

“Është një dhjaksje e të dyja palëve, e panë se i kishin hyrë detit në këmbë. Edhe këta revolucionarët që menduan se 20 shkurti ishte arritje e madhe se u emëruan Gazi dhe Gjekmarkaj. Kthimi në normalitet është një akt normal që të funksionojë të paktën pluralizmi. Janë disa ligje nga amnistia, kodi zgjedhor për të cilët qeverisë i duhen votat. Edhe mazhoranca ka patur jo pak kamzhikë nga ndërkombëtarët për arrogancën dhe moslejimin e funksionimit normal. Opozita ka dalë e humbur . Unë e kam quajtur lëmoshë. Është tërheqje me turp nga mosbindja civile, nga revolucioni, nga ata militantë që i qëndrojnë me shpirt poshtë ballkonit për të mbështetur Berishën se është në burg”– u shpreh Murrizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here