Marrëveshja në Kuvend/ Strazimiri e lexon si zbythje të mazhorancës: Me Ramën nuk negociohet…

0
62

Qëndresa është ajo që solli zbythjen e regjimit ndaj kërkesave të opozitës. Kështu u shpreh Gent Strazimiri, anëtar I Kryesisë së PD-së, në një intervistë për Syri Tv. Strazimiri tha se me regjimet nuk negociohet, por I merren ato që të takojnë përmes rezistencës.

Anëtari i Kryesisë së PD-së tha se rezistenca duhet të vazhdojë, ndërsa tha se qëndresa pakompromis për të mos lëshuar asnjë milimetër nga të drejtat që i takojnë, është ajo që solli këtë zbythje të regjimit.

“Nuk kam besim që tërheqja e regjimit është përfundimtare, ndaj duhet një intensifikim i rezistencës, intensifikim i goditjes së regjimit, dhe natyrisht dialogu me shqiptarët duhet të vazhdojë”, tha Strazimiri.

Ai tha se vetëm presioni i rrugës dhe presioni popullor do të mund të çojë në zgjidhjen politike që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike. Strazimiri tha se me regjimin e Edi Ramës nuk mund të shpresohet se zgjedhjet do të jenë të lira dhe që vota e qytetarëve nuk do të tjetërsohet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here