Plotësohen kërkesat e para të opozitës/ Zbardhet dakordësia për komisionet hetimore PS-PD

0
175

Mazhoranca dhe opozita duket se po shkojne drejt një marrëveshje për kthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit.

Burime nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, bëjnë me dije se u dakordësua që palët të ulen për komisionet hetimore për ‘TIMS’ dhe kontratat koncensionare të shëndetësisë.

Pritet që PS dhe PD të ulen për të disktuar objektin e hetimit.

Mazhoranca tërhiqet nga vendimet e datës 12 Tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyjen e paligjshme në sistemin TIMS.

Në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakort që Opozita do të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.

Është vendosur në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 Tetori 2023 e deri më sot.

Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e ketyre dy komisioneve.

Dakordësia e sotme PD-PS, reagon BE: Një parlament që funksionon mirë, është thelbësor

 

Dakordësia mes PS dhe PD së Rithemelimit, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Jemi të inkurajuar për rikthimin e rendit normal në parlament

Dakordësia për komisionet, ambasada Britanike: Përshëndesim progresin, presim rikthimin e normalitetit në Parlament

 

DEBATET/ Mbledhja e grupit të PD pa media, Bardhi: Kam pasur ftesë nga Nikolla për t’u takuar, u konsultova me Berishën. Salianji: Po bëjmë lëvizje të gabuar dhe me pasoja!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here