Blindohet Shkodra/ Plagosja e dyfishtë, në qytetin verior nisen Kreu i Policisë së Shtetit, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë

0
82

Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda pasi dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.

Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

 

 

Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Ata janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie janë nisur më drejtim të vendit të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here