Berisha: Me TEC-in e Vlorës janë vjedhur 200 milionë euro, ndërkohë që gazi nga TAP nuk e furnizoi kurrë

0
85

Lideri demokrat tha se prej 11 vitesh mbahet jashtë pune TEC-i ultramodern i Vlorës, ku sipas tij janë shpenzuar gjer sot 200 milionë euro.

”Janë vjedhur gjer sot 200 milionë euro.
E gjithë kjo histori sepse duheshin për korrigjim të një defekti 13 milionë euro.
Por TEC-i ishte i niveleve teknologjike më të larta.
Nga TAP ishte parashikuar në marrëveshje që do shkëputej një degë nga Fieri në Vlorë për të furnizuar TEC-in.
Çfarë ndodh? TEC-i shkatërrohet çdo vit.
Asnjë degë nuk u nis me gaz drejt tij. Përkundrazi, u firmosën kontrata të tjerë që kurrë nuk u zbatuan. Vetëm e vetëm që Edi Rama të mbushë valixhet dhe baulet me ryshfete dhe mashtrime për qytetarët.
Në çdo aspekt, gjithçka, kudo që të hedhësh sytë, në çdo vepër, ka vetëm vjedhje, vjedhje dhe vjedhje.
Punët publike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës, janë shndërruar në monumente të shëmtuara të vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar.
Kudo që të hedhësh sytë, në çdo punë publike, në çdo ndërtesë shkolle, në çdo ndërtesë spitali, në çdo kilometër rrugë, 80 përqind është vjedhje. 90 përqind është vjedhje dhe 10 përqind apo 20 përqind janë punë.
Prandaj dhe shqiptarët ikin, varfërohen, mjerohen çdo javë e më shumë.
Miqtë e mi, çdo orë që kalon, beteja jonë bëhet më jetike.
Çdo orë që kalon, mosbindja civile bëhet më vendimtare.
Çdo orë që kalon është orë e guximit tuaj, vendosmërisë suaj për t’u përballur me këtë regjim.
Për ta arkivuar në kalendat e historisë si një nga regjimet më të urryera në tërë historinë kombëtare.
Kam besimin më të madh se ju demokratë jeni më të vendosur se kurrë dhe me guximin tuaj, me vullnetin tuaj, me vizionin tuaj, ju do t’i shkurtoni ditët kësaj qeverie, këtij pushteti të bazuar në aleancën më krimin, vjedhjen dhe drogën.
Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here