Përse ilaçet kushtojnë 2 herë më shtrenjtë në Tiranë se në Athinë?

0
103
Nga Agron Duka
Përmes medias online u njoha me dy denoncime që lidhen me çmimet e ilaçeve.
I njëjti produkt, në dy farmaci të ndryshe në Tiranë kushton ndryshe, me një diferencë rreth 60% në çmim.
I njëti produkt, në Athinë kushton gati 60% më lirë se në Tiranë.
Reagimet e qytetarëve dëshmojnë një ndryshim dramatik të çmimit të medikamenteve mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së?
Përse ilaçet të kushtojnë shumë më lirë në Greqi, Itali e gjetkë se në Shqipëri, me tjetër standard pagash dhe jetese?
Situata monopol në tregtinë e shumë barnave, mund të jetë një arsye që bën që çmimet të fiksohen nga vetë tregtari. Por edhe shkelja e vendimit të qeverisë për përcaktimin e normës së fitimit nga tregtari, bën që tregtari ta vendosë çmimin aq sa dëshiron ai. Ata kanë ngritur një mekanizëm zhvatës tek qytetarët, duke i shtrenguar të paguajnë për shëndetin më shtrenjtë se popujt e tjerë në Europë.
Pak ditë më parë kryeministri i porositi ministrat e tij të mos vjedhin dhe kështu do ta bëjnë gjumin e qetë nga SPAK-u.
I porositi të mos vjedhin, se në fund të fundit kjo është haram dhe Zoti ta merr hakun.
Por, nëse vetë ministrat nuk vjedhin, por vjedh dikush tjetër në emër të tyre, a është haram zoti kryeministër?
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here