Ideatorja e ‘Akademisë së barinjve’ që la bujqësinë pa fondet e BE-së, lyp vota me Veliajn në Dajt

0
101

Frida Krifca, prej muajsh është punësuar si këshilltare e kryeministrit Edi Rama, prej nëntorit 2023 është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit në katin e tretë të kryeministrisë.

Vendimi u mor edhe pse ajo u shkarkua në 4 shtator 2023 si Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ajo do të mbahet mend për “mençurinë” e saj si ideatore e “Akademisë së Barinjve” dhe e projektit që fermerët do të marrin program falas online për të mësuar si të punojnë token.

Ajo shërbeu fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe ministre e bujqësisë, pozicion të cilin e la pasi në media u publikua skandali i shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.

Komisioni Europian e penalizoi Shqipërinë një vit më parë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që gjeti në programin IPARD II që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020.

Ngrirja e fondeve përfshin një shumë 112 milionë euro që BE miratoi për IPARD III që do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027. Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh.

Në fondet IPARD III, ishin programuar për disbursuar në Shqipëri 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane ) ishte gjithsej 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milonë euro ishin financime të BE. Përgjatë zbatimit të tij nga viti 2014 deri më 2020 u arrit të disbursohen 54,3 milionë euro sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Fondet e IPARD u shndërruan në një instrument të fuqishëm për mbështetjen e bujqësisë, qeveria shqiptare ofron financime shumë të ulëta për sektorin në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo as përdorimi i këtyre fondeve nuk u shpëtoi praktikave të korrupsionit që janë mjaft të përhapura në vend.

Frida Krifca akuzohet se u dha fonde edhe personave të lidhur me inceneratorin e Tiranës  dhe “Integrated Energjy BV SPV” kishin përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, dhe ajo po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.

Por kjo nuk e ka penguar që sot të dalë nëpër fshatra për të lypur vota për partinë. Ajo sot ishte në krah të Erion Veliajt në zonat e Dajtit dhe dukej shumë e lumtur, në krah të atij që është akuzuar si pronari faktik i inceneratorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here