Topalli: Është momenti i reflektimit për të bërë bashkë fuqinë të rrëzojmë këtë regjim!

0
55

Antarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli ishte e pranishme në marshimin e grave dhe vajzave në kuadër të ditës së 8 marsit, duke protestuar për të drejtat e tyre dhe të gjithë shoqërisë shqiptare në ‘rrugën e Shpresës’, aty ku protestohet çdo ditë për padrejtësitë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Teksa uroi me fjalët më të ndjera për gruan shqiptare dhe forcën e saj, Jozefina ndër të tjera u shpreh se, ky është momenti i reflektimit për të bërë bashkë fuqinë dhe të rrëzojmë këtë regjim.

“Çfarë mund ti thuhet një nëne kur I ik fëmija? Dhe çfarë mund të themi se çfarë ka për të celebruar në këtë rast. Po të njëjtën kohë është një moment reflektimi, n jë shenjë dhe një ditë mirënjohjeje për të gjitha gratë. Vendi jonë, për  nga lindshmëria po ecën dyfish me shpejtësinë e plakjes nga çpo ndodh me vendet e tjera të BE. OKB paralejmëron se nëse vazhdohet me këtë ritëm, vendi jonë do jetë vendi me popullsinë më të plakur pas pak dekadave. Imagjinoni që para 15 vitesh ne ishim vendi me popullsinë më të re në Europë.

Çfarë vendi jemi ne? Një vend ku kryetari i opozitës është arrestuar pa prova, pa asnjë evidencë. Një vend ku nuk i lejohet kryetarit të opozitës të shkojë në seanca plenare edhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin që e ndalon një gjë të tillë në qoftë se nuk ka një vendim të prerë të gjykatës. Një vend që vë gjykatëse për gjykimin e ish-kryeministrit nga një gjykatëse të shkarkuar për korrupsion nga vet ish-presidenti Sali Berisha. Çfarë vendi jemi ne nëse nuk reagojmë me forcën më të madhe, me atë forcë që reagojmë ne nënat kur kush guxon të na prekë fëmijën tonë, kur arrestohet kryetari i opozitës”, tha Topalli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here